Më 22 korrik 2026, në ambientet e Shoqatës u mbajt takimi i radhës me anëtarët e Bordit, ku u diskutuan aktivitetet dhe çështjet me rëndësi për zhvillimin ekonomik të Komunës së Rahovecit.

Kryetari i Shoqatës, z. Mustafë Korenica, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe i njoftoi për organizimin e FARD FEST, i cili do të mbahet më 2 dhe 3 gusht 2026 në Gradishtë – Xërxë.

Gjithashtu, u prezantuan përgatitjet për Forumin Ekonomik – Rahoveci 2026, që do të mbahet më 4 gusht 2026. Ky forum synon forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve të reja ndërmjet bizneseve lokale dhe bizneseve të diasporës nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua edhe Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit. Të pranishmit u njoftuan se diskutimi publik është mbajtur më 16 korrik 2026, ndërsa afati për dorëzimin e vërejtjeve dhe sugjerimeve është deri më 16 gusht 2026.

Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e këtij dokumenti strategjik, mundësitë që ai ofron për zhvillimin e komunës, si dhe nevoja që komentet dhe sugjerimet të paraqiten brenda afatit ligjor.

I pranishëm në takim ishte edhe eksperti i kësaj fushe, z. Suad Qmega, i cili prezantoi Hartën Zonale dhe dha sqarime profesionale për anëtarët e Bordit.