Më 4 gusht 2026, Shoqata e Afaristëve të Rahovecit mori pjesë në sesionin e dytë të Forumit Ekonomik “Rahoveci 2026”, me temën:

“Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet bizneseve vendore dhe diasporës”

Forumi u organizua nga FARDI – Forumi Anadrini, në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit, Shoqatën e Afaristëve të Rahovecit, Forumin Anadrini – Dega në Kosovë dhe Forumin Anadrini – Dega në Bavari.

Ky organizim mblodhi në një tryezë të përbashkët përfaqësues të institucioneve, bizneseve vendore dhe mërgatës, për të diskutuar mundësitë konkrete të investimeve, krijimin e partneriteteve ekonomike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Rahovecit dhe diasporës.

Punimet e sesionit të dytë u moderuan nga z. Hashim Rexhepi, ndërsa pjesë e panelit ishin:

▪️ Smajl Latifi – Kryetar i Komunës së Rahovecit

▪️ Ibrahim Kastrati – përfaqësues i bizneseve vendore dhe i Forumit Anadrini – Kosovë

▪️ Ali Hoxha – përfaqësues i Shoqatës së Afaristëve të Rahovecit

▪️ Labinot Shulina – përfaqësues i Shoqatës së Verëtarëve

▪️ Malush Malsori – përfaqësues i mërgatës dhe i Forumit Anadrini – Bavari

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e krijimit të politikave që nxisin investimet, mbështesin bizneset dhe ndikojnë në zhvillimin ekonomik të komunës.

Gjithashtu, u prezantua iniciativa për themelimin e Drejtorisë për Investime dhe Mërgatë, e cila do të kishte për qëllim koordinimin, promovimin dhe lehtësimin e investimeve në komunën e Rahovecit.

Në përfundim të forumit u nënshkrua deklarata e përbashkët, ndërsa Shoqata e Afaristëve të Rahovecit u nderua me certifikatë falënderimi për kontributin e dhënë në organizimin dhe realizimin e këtij forumi.

Rahoveci vazhdon të ndërtojë ura të qëndrueshme bashkëpunimi me mërgatën, në funksion të investimeve, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset vendore.

Falënderojmë FARDI – Forumin Anadrini dhe të gjithë partnerët e përfshirë për organizimin dhe bashkëpunimin!

#ForumiEkonomik#Rahoveci2026#ShoqataEAfaristëve#Diaspora#Investime#ZhvillimEkonomik#FARDI#ForumiAnadrini